Shqipe

bushi - Newspaper from Albania -
E Dreit

Published in Albania - Social interactions and entertainment - 04 Jun 2016 22:22 - 3

E drejta e trajneritTrajnerët janë një “racë” e çuditshme. Rregullat e tyre janë bindja, humori dhe e drejta e momentit. Nuk është e rastësishme që shumë të tillë me vendimet dhe veprimet e tyre shpesh kanë kundërshtuar vetveten. De Biazi nuk mund të jetë një përjashtim. Për këtë arsye, mos kërkoni logjikë apo shpjegime për lënien jashtë të Salihit, për kthimin mbrapsht të Gjimit, Rrahmanit, Shalës apo Rashicës.Aq më pak për mbajtjen në grup të të tjerë emrave. Për shumëkënd zgjedhjet e tij mund të jenë të gabuara, por në këtë moment meritojnë të respektohen, pasi ka ekskluzivitetin për të vendosur dhe për të na udhëhequr në finalet e EURO 2016. Të parat në historinë e futbollit tonë.Aty ku me siguri dëshira e tij për të bërë mirë është shumëfish më e madhe, pasi do të justifikojë pritshmëritë e mëdha, profesionin e tij dhe pse jo “të duelojë” në distancë me C.Ranierin.Gjithsesi, çfarëdo që të ndodhë në ditët franceze, Shqipëria e De Biazit e ka fituar kampionatin e saj, boll me prezencën në turneun më të rëndësishëm futbollistik të kontinentit. Gjithçka tjetër e fituar do të ishte një kënaqësi e pamatë.

Support

spartacus alspartacus alspartacus alspartacus alspartacus al

Comments (3)

o/
o7
.