Publicado em Albania - Entreterimento e interações sociais - 04 Jun 2016 15:04 - 6
Plot 585 vite të shkuara, më 30 maj të vitit 1431 një shenjtore digjet në turrën e druve. Flakët e tmerrit dogjën së gjalli 19-vjeçaren, Zhan d’Ark, duke finalizuar një gjyq fars. Ndëshkimi i asaj vajze të hyjshme do të ishte një tjetër padrejtësi që do të rëndonte me peshën e akuzës ndaj atyre që hynë në kujtesën e gjeneratave të damkosur nga vula e turpit.
Historia e njerëzimit përgjatë kalvarit shënjon shumë etapa që kanë mbetur të skalitur në kujtesë si gjurmë zjarri nëpër të cilat ka ecur qytetërimi. Më shumë se si të vërteta historike, shumë prej tyre i serviren gjeneratave të mbështjellë me mantelin e legjendës. Sepse ata ishin legjendare për të mbetur përgjithmonë në kreshtën e altarëve të historisë së njerëzimit.
Edhe procesi ndaj Zhan d’Ark, “Virgjëreshës së Orleanit” mbetet një nga precedentet emblematik jo vetëm të mesjetës kur daton. Gjyqi ndaj vajzës fshatare që ndryshoi historinë e Francës, filloi më 21 shkurt 1431 për të përfunduar me një vendim absurd më 23 maj 1431. Në selinë ushtarake të mbretit anglez në Paris, fillon një gjyq i cilësuar si më i rëndësishmi në histori që nga koha e gjyqit të Krishtit. Përballë një shpure akuzatorësh është një vajzë e përkorë, e cila mban mbi vete një emër të madh, një zemër që jetësoi profecitë e një zëri të mistershëm, zërit që e ngjiti në podin e legjendës, për ta çuar më pas në turrën e druve dhe për të merituar pafajësinë që e shpalli atë martire dhe shenjtore. Gjykohet Zhan d’Ark, një vajzë fshatare në Francën mesjetare; adoleshente, analfabete, me b se Perëndia e kishte zgjedhur për të udhëhequr vendin në luftën për çlirim nga Anglia. Lufta, që do të zgjaste 100 vjet, filloi kur Henri V i Anglisë sulmoi Francën pasi mendonte se princi francez i kurorës, Çarles, ishte i paligjshëm. Zhan d’Ark ishte 17 vjeç, pa asnjë përgatitje ushtarake, kur e bindi princin Charles për ta lejuar të udhëhiqte sulmin për çlirimin e Orleansit. Nga dëshpërimi, pa asnjë shpresë për fitore, princi nuk kishte ç’të humbiste dhe ia dha komandën: Zhan d’Ark, për habinë e të gjithëve, e fitoi betejën; princi Çarls u bë mbret i Francës dhe Zhan d’Ark u bë e njohur si “Bija e Orleansit”. Pastaj ajo kërkoi që ofensiva të vazhdonte, por gjeneralët nuk donin, dhe për ta hequr qafe, ia dorëzuan pabesisht forcave kundërshtare, që e gjykuan për magji, e dënuan për herezi, dhe më 1431 e dogjën në turrën e druve.
Gjatë procesit që zgjati nga 21 shkurti deri më 23 maj 1431, ajo u akuzua për herezi dhe u mor në pyetje pa ndonjë qëllim të posaçëm në kështjellën e Ruenit. Prej kësaj ngrehine që mban vulën e turpit të një gjykimi sot ka mbetur në këmbë vetëm një kullë e kështjellës ku qe burgosur. Nëse flitet për kushtet e vështira të Burgosjes, ajo nuk u vu nën torturë, që ishte një etapë e pashmangshme për të pohuar. Kjo ndodhi thjesht se ata që e kishin në mbikëqyrje dhe që mund ta “trajtonin” që të ishte më e sinqertë ndaj akuzës patën frikë të vinin dorë në të për origjinën e saj “hyjnore”. Këtë gjë e pohuan disa persona gjatë procesit të dytë që u bë për rehabilitimin e Zhan d’Ark, disa vjet pas vdekjes. Në gjyq nuk u arrit në një akuzë të vlershme, të fortë. Zhana “dukej një krishtere e mirë, e bindur për misionin e saj, e ndryshme nga heretikët që gëlojnë në një klimë mosbi ndaj Kishës në kohë të turbullta”. Meqë nuk ka akuzë tjetër hetuesit e qortojnë që vishet si djalë, që ka ikur pa leje nga prindërit e që i falet gjykimit të Zotit dhe jo atij të Kishës. Gjyqtarët përkundrazi mendojnë se “zërat”, të cilëve ajo u referohet, janë të frymëzuar nga demoni dhe e shpallin fajtore.
Më 24 maj, në varrezën Shën-Ouen të Ruenit, gjyqtarët vënë në skenë një parodi me një turrë drush që ta trembin Zhanën dhe ta detyrojnë të njohë gabimet. Thuhet se Zhana në këto kushte i njohu gabimet për zërat dhe premtoi të vihej nën autoritetin e Kishës. Ajo u dërgua prapë në burg, në duart e Anglezëve. Duke e kuptuar se qe mashtruar, dy ditë më vonë, ajo i tërheq fjalët dhe vishet sërish si djalë. Gjyqi e deklaron fajtore e që ka rënë në gabimet e mëparshme. E dënon, pra, me djegie në turrën e druve. Më 30 maj 1431 ajo digjet e gjallë në sheshin e Tregut të Vjetër në Ruen, pa i mbushur ende 19 vjeç.
Zhaneta, ashtu si thirrej nga bashkëkohësit, përshkruhet si shumë e dhembshur. Asaj i pëlqente të shtegtonte në grup, çdo të diel dhe të lutej në kishën e vogël të Bermontit, që e mbanin disa oshënarë jo shumë larg fshatit të saj. Dëshmitë e fqinjëve gjatë procesit të ardhshëm tregojnë se në këtë kohë ajo bënte punët e shtëpisë, endje dhe tjerrje leshi dhe liri, ndihmonte në të korrat dhe ruante sipas rastit bagëtitë, veprime që qëndrojnë larg mitit të bareshës të ushqyer përgjithësisht me regjistrin poetik të pastoralës dhe regjistrit shpirtëror të Krishtit.
Përgjigjet që u dha ajo gjyqtarëve në minutat e procesit të dënimit, zbulojnë një grua të re trimëreshë, te e cila e vërteta dhe shpirti për t’u përgjigjur flakë për flakë të vërtetës, qenë mbrujtur me një ndjeshmëri të madhe përballë vuajtjes dhe tmerreve të luftës ashtu si përballë mistereve të kishës.
Në kohën e Zhanë d’Ark, Franca jetonte pasojat e një lufte 100-vjeçare me Anglinë. Vajza pohonte se që në moshën 13 vjeçare kishte dëgjuar në kopshtin e të atit disa zëra misteriozë që i kërkonin të ishte e dhembshur, të çlironte mbretërinë e Francës nga pushtuesit dhe ta shoqëronte pasardhësin e mbretit drejt kurorëzimit në fron. Që atëherë ajo nisi të veçohej dhe largohej nga moshatarët e vet që nuk ngurronin ta vinin në lojë zellin e saj të madh fetar. Zhan u trembej plaçkitjes dhe vrasjeve në fshatin e saj. Në të vërtetë sulmet anglo-burginjone kërcënojnë gjithë Lorenën. Përvojat mistike të Zhan d’Ark shumëfishohen po aq sa shtohen edhe turbullirat në krahinë. Ajo sa ka mbushur të shtatëmbëdhjetat, kur i tregon e llahtarisur një kushëriri shumë të afërt për halucinacionet që nuk e lënë të qetë. Pas disa ngurrimeve kushëriri e shoqëron të takojë kapitenin e Vaucouleurs (Vokulërs), një fortesë jo larg nga fshati i saj. Ajo i kërkon kapitenit një letër që do t’i hapte dyert e oborrit, por i kushëriri këshillohet ta shpjerë vajzën te prindërit dhe t’i jepte një pëllëmbë të mirë. Vitin që pasoi, 1429 Domremia në fakt u pushtua. Ajo strehohet fillimisht në Neufchâteau me familjen e vet, por pastaj si këmbëngulëse që është shkon dhe vendoset në Vaucouleurs për tri javë. Zhan rregullohet të flejë te një familje e shtresës së lartë. Njerëzit të etur për profeci të atilla që japin zemër në kohë të turbullta, e përkrahin. E pajisur me një cilësi të madhe komunikimi, fshatarja e re e pashkollë bëhet e famshme kur duka II i Lorenës, i sëmurë, i dërgon një leje për t’i bërë vizitë. Vajza i premton shërimin në shkëmbim të një shpure me ushtarë.
Ajo nis të vështrohet kështu në mënyrë serioze dhe i lihen gjashtë ushtarë në komandë; dy kalorës dhe një korrier i qëndruan besnikë gjatë tërë aventurës së saj trimërore. E veshur si djalë, me flokë që i preu shkurt, ajo përshkon tokat burginjone dhe shkon në Chinon, ku përfundimisht merr të drejtën të takohej me përfaqësuesin e fronit mbretëror. Në takim Zhan d’Ark njofton qartë katër ngjarje: çlirimin e Orleanit, kurorëzimin e mbretit në Reims, çlirimin e Parisit dhe çlirimin e dukës së Orleanit që e mbajnë anglezët në burg. Pas një hetimi në fshatin Domremi për origjinën e saj, Charles jep pëlqimin që ta nisin drejt Orleanit të pushtuar, jo në krye të një ushtrie, por me një karvan ndihmash ushqimore. I mbetej asaj të tregonte veten. Me këtë rast, me Zhan u bashkuan edhe dy vëllezërit e saj. Atë e pajisën me një mburojë dhe një flamur të bardhë qëndisur me zambak ku qe shkruar, që është parulla moto e dominikanëve dhe françeskanëve. Me të mbërritur në Orlean, më 29 prill 1429, ajo u jep ndihma ushtarëve, pritet me entuziazëm nga llata, por prijësit e luftës tregohen të përmbajtur. Me bin, vetëdijen dhe entuziazmin e saj, ajo ia doli të frymëzonte me energji të reja ushtarët francezë shpresëhumbur dhe t’i detyronte Anglezët ta hiqnin rrethimin nga qyteti natën e 8 majit 1429.
Për shkak të kësaj fitoreje atë do ta quajnë herë Virgjëresha e Orleanit, shprehje që u përdorën për herë të parë më 1555 më pas.
Në 18 qershor 1429, Zhan shkon në Loshë për të bindur pasardhësin e fronit të mbetur bosh të kurorëzohet mbret i Francës. Për të mbërritur në Reims, shpura duhet të kalonte nëpër qytete nën zotërimin burgonjez. Shpura nuk ka mjete t’i detyrojë ushtarakisht të hapen portat e qytetit, por të gjitha portat hapen.
Më 17 korrik 1429, Charles VII kurorëzohet mbret në praninë e Zhan d’Arkës nga kryepeshkopi i Shartrës. Ky kurorëzim pati një ndikim të madh politik dhe psikologjik. Në të njëjtën kohë ajo i dërgon një letër dukës së Burgonjës dhe i kërkon paqe. Duke qenë në zemër të territorit që kontrollohej nga Borgonjët, Reims u bë në të vërtetë një vend tepër simbolik.
Pas kurorëzimit, Zhan përpiqet ta bindë mbretin që t’ua marrë Parisin burginjonëve, por ai ngurron. Ajo e nis vetë sulmin për Parisin. Në portën Shën Honore mbetet e braktisur, por edhe e plagosur. Mbreti ndalon çdo sulm të ri, sepse mungojnë ushqimet dhe lekët. Sidoqoftë grindja mes anëtarëve të Këshillit të luftës pengon që të merren vendime të qarta. Tërheqja bëhet drejt Luarës, ushtria shpërndahet.
Sidoqoftë Zhan D’Ark niset në betejë për liri. Që sot e tutje ajo udhëheq ushtrinë e vet dhe konsiderohet si komandante lufte e pavarur, ajo nuk përfaqëson më mbretin. E çelikosur nga një forcë tërheqëse e jashtëzakonshme dhe nga një guxim i veçantë (është plagosur disa herë dhe qëndron), ajo ka një repart, disa kuaj lufte, një shqytar dhe disa kalorës. Zhan lufton, arrin disa suksese dhe pëson disa humbje. Në çastin kur është duke iu përgjigjur thirrjes së Kompienjit, të rrethuar nga burginjonët, Zhan d’Ark kapet e gjallë. Dy herë që do të shpëtojë, dy herë ajo dështon, madje plagoset seriozisht duke u hedhur nga dritarja e një kështjelle. Në këto kushte më 21 nëntor 1430 Zhan u et anglezëve nga burginjonët, si aleatë të tyre, për t’iu nënshtruar një gjyqi të montuar, një fars dhe pë tu ekzekutuar në turën e druve më 30 maj 1431. Franca dhe bota do të ishin dëshmitar të një ekzekutimi.
Shumë vite më vonë, Kisha Katolike do ta shpallte Zhan d’Arkën martire dhe shenjtore, ndërsa Shekspiri, Volteri, Michelet, Schiller, Mark Twain, Anatole France, George Bernard Shaw dhe të tjerë të shumtë për t’u përmendur demostruan heroizmat dhe fatin e saj fatal me shkrimet e tyre.

Patrocinador
FregataFregataFregataFregataFregataComentários (6)
vote
v+s
Kam lexu dhe pa disa filma per historine e Zhan d Ark. Teper interesant. V+S!
qellimi i shkrimit eshte per rritjen e moralit te ushtareve. edhe pse pak ne luftojme me zemer luani.
o7